Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 30 qershor

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata si pasojë e aktivitetit të Anticiklonit afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me intensitet deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/37 Diell
Kukës 21/35 Diell
Lezhë 24/36 Diell
Dibër 18/35 Diell
Durrës 23/37 Diell
Tiranë 24/38 Diell
Elbasan 23/38 Diell
Berat 22/38 Diell
Vlorë 24/37 Diell
Korçë 18/33 Diell
Gjirokastër 22/37 Diell
Sarandë 24/36 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO2024 – Gjermania në çerekfinale pas fitores ndaj Danimarkës, Scholz i pranishëm
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/6/2024