Ballina Aktualitet

Balla: Zbatim me rigorozitet i rregullave të lundrimit

TIRANË, 30 qershor/ATSH/Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri të ditur sot se paprekshmëria e perimetrit të sigurisë për pushuesit, si dhe zbatimi me rigorozitet i rregullave të lundrimit, që nga pajisja me dokumentacion përkatës deri te masat e shpëtimit, janë vija e kuqe për këdo që tenton ti shpërfillë këto rregulla.

Ministri Balla, në një reagim në rrjetet sociale përgëzoi edhe strukturat e policisë për ndihmën e dhënë turistëve dhe vizitorëve.

“Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndihmën e dhënë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste, të cilët kërkuan ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë si dhe për bllokimin e 27 mjeteve lundrimi me shkelje”, u shpreh ai.

Balla theksoi se operacioni “Siguria detare” vijon çdo ditë nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare në hapësirën detare, liqenore dhe lumore, për të rritur sigurinë e pushuesve në plazhet e vendit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkolla verore “Jam Shqiptar”, zv.ministrja Fino: Bashkëpunim i shkëlqyer nxënës-prindër-mësues në Diasporë
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky i kërkon Perëndimit më shumë mbrojtje ajrore, pas qindra bombave ruse të javës së kaluar