Ballina Ekonomi

Balluku ndan pamje nga autostrada e re Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Autostrada e kategorisë A Thumanë-Kashar hapet të dielën, datë 30 qershor, në orën 19:00 për qarkullimin e automjeteve.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndau në rrjete sociale pamje nga autostrada e re Thumanë-Kashar, teksa shkroi “Thumane – Kashar from the Air. Part 3”.
Balluku falënderoi Alket Islamin për videon që, siç tha ministrja, “tregon punën e jashtëzakonshme që është bërë vetëm në 15 muaj, për të qenë gati”.
Aksi Thumanë-Kashar është njëkohësisht edhe loti i parë i Korridorit Blu.

Autostrada Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.

Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.

Ndërkohë të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë, apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: Nga 1 korriku, rritje me 35 % e pagave për specialistët e administratës
Artikulli tjetërRehabilitim rrugës së Qafë Dardhës në Berat, Rama: Çliron potencialin e pazbuluar të zonës