Ballina Ekonomi

Rritje pagash 30% për mësuesit e arsimit profesional 

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se, nga 1 korriku, 1650 mësues të arsimit profesional përfitojnë rritje page me +22,600 lekë/muaj, ose 30% duke e çuar pagën mesatare në 98,500 lekë.

Gonxhja tha se, rritje page me +10,000 lekë në muaj do të ketë edhe për 650 mësues të kulturës dhe teorisë profesionale për natyrë të veçantë pune.

Sipas tij, me 71% rritje të pagës do të ketë për çdo orë mësimore për mësuesit dhe instruktorët me kohë të pjesshme të shkollave profesionale, duke e çuar pagesën nga 350 lekë në 600 lekë për çdo orë mësimore.

“Rritja e pagave nuk është vetëm një instrument për të vlerësuar profesionistët për punën e tyre të përditshme, por është mbi të gjitha pjesë e pandashme e vizionit të Qeverisë për Shqipërinë 2030”, deklaroi Gonxhja.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla takon kryebashkiakun e Nju-Jorkut: Mik i veçantë dhe mbështetës i komunitetit shqiptar
Artikulli tjetërFOKUS – Bjellorusia zhvendos trupat në kufi me Ukrainën