PEKIN, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Të paktën 38 persona kanë vdekur pas reshjeve të dendura që shkaktuan përmbytje në Kinën jugore.
Dy persona rezultojnë të zhdukur në qarkun Pingyuan të prekur rëndë në provincën Guangdong, ku pesë viktimat e para u raportuan në fillim të javës.
Televizioni shtetëror foli për përmbytjet më të këqija që nga viti 1998.
Në perëndim të Guangdong, autoritetet në qytetin turistik të Guilin në rajonin autonom Guangxi lëshuan paralajmërimin më të lartë për përmbytjet të mërkurën.
Përmbytja goditi gjithashtu pjesët lindore të vendit, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe balte.
Byroja Kombëtare e Motit paralajmëroi se pjesë të tjera të Kinës duhet të përgatiten për përmbytjet në ditët në vijim, pasi brezi i shiut lëviz drejt veriut, duke sjellë rrebeshe të mëdha.
Ndërsa jugu i Kinës po lufton me shirat e rrëmbyeshëm, veriu i vendit aktualisht po vuan një valë të nxehti dhe thatësirë./ /os/













