Ballina Bota

FOKUS – Netanyahu kujton fjalët e Churchill: Na jepni armë të luftojmë armiqtë e përbashkët

TEL AVIV, 19 qershor /ATSH-ANSA/ – Armët që iu kërkuan SHBA nga kryeministri Benjamin Netanyahu janë gati të dërgohen në Izrael.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë izraelite në një postim në X, i informuar në lidhje me këtë nga ambasadori amerikan në Izrael, Jack Lew.

Dje, në një video të diskutueshme në rrjetet sociale, kryeministri Netanyahu e kishte cilësuar si ”të paimagjinueshme që SHBA të kishte frenuar dërgimin e armëve dhe municioneve në Izrael”, në një sulm të hapur ndaj Uashingtonit.

Pas këtyre deklaratave, Shtetet e Bashkuara anuluan një takim kyç me Izraelin.

Takimi duhet të ishte zhvilluar në Uashington dhe të kishte programin bërthamor të Iranit si fokus kryesor.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Churchill u tha Shteteve të Bashkuara ‘na jepni armatimin e duhur dhe ne do ta bëjmë punën. Dhe ne u themi atyre ‘na jepni edhe ne armatime dhe ne do ta kryejmë punën shumë më shpejt. Izraeli, aleati më i afërt i Amerikës po lufton për jetën e tij, po lufton kundër Iranit dhe armiqve tanë të tjerë të përbashkët”, nënvizoi Netanyahu./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Ermal Meta bëhet baba!
Artikulli tjetërBegaj takon kryebashkiakun Tschentscher: Tërheqje e investimeve nga Hamburgu