Ballina Ekonomi

Eksportet rënie me 16.1 % gjatë 5-mujorit

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Eksportet e mallrave arritën vlerën 165 miliardë lekë, duke shënuar ulje me 16.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë edhe importet e mallrave kanë shënuar ulje.

INSTAT publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme për 5-mujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat tregojnë se grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 6.1 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 5.6 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 2.4 pikë përqindje.

Sipas INSTAT-it, importet në vlerë arritën 364 miliardë lekë, duke shënuar ulje 0.02 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 199 miliardë lekë, duke u rritur me 18.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Ata që djegin goma para bashkisë, dikur digjnin goma në Astir
Artikulli tjetërMETEO – Italia në pritje të temperaturave përvëluese