Ballina Flash

Beci: Tregu i ri në Shkodër, do të ndërtohet më i rregullt dhe i sigurt

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti në një takim tregtarët e rrobave të përdorura të prekur nga zjarri i rënë të premten e kaluar.

Beci u shpreh se “bashkia Shkodër do të jetë në krah të tregtarëve që ata të mund t’i rikthehen aktivitetit të tyre konform rregullave dhe kushteve të sigurisë, që situata të tilla të mos përsëriten më”.

“Do të bëjmë një propozim bashkë me projektuesit për ta kthyer zonën ku është tregu si duhet, më të rregullt dhe më të sigurt”, tha Beci.

Tregtarët kërkuan që të tregu të ndërtohet i ri dhe të ketë kushte me standarde më të mira.

“Nga një e keqe ta kthejmë në një të mirë”, tha Beci.

Më 15 qershor një zjarr i madh përfshiu tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi dhe shkrumboi banesën pranë.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEuroja dhe dollari amerikan humbin terren ndaj lekut
Artikulli tjetërRama ndan pamje nga tuneli i Llogorasë: Hapet në 5 korrik