Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 11 qershor 2024

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në në orët e mesditës dhe pasdites. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Prezencë e grimcave të pluhurit afrikan në ajër.

Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/31 Diell pak re
Kukës 16/30 Diell pak re
Lezhë 18/31 Diell pak re
Dibër 11/30 Diell pak re
Durrës 17/32 Diell pak re
Tiranë 22/34 Diell pak re
Elbasan 21/35 Diell pak re
Berat 19/35 Diell pak re
Vlorë 20/32 Diell pak re
Korçë 16/31 Diell pak re
Gjirokastër 16/34 Diell pak re
Sarandë 19/31 Diell pak re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Lojës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/6/2024