Ballina Bota

PARIS – Macron mirëpret Biden në “Arc de Triomphe”

PARIS, 8 qershor /ATSH-DPA/- Presidenti francez Emmanuel Macron priti sot presidentin e SHBA-së, Joe Biden me nderime ushtarake në një ceremoni në “Arc de Triomphe”, një nga monumentet më të famshëm në Paris.

Një kor ushtarak dhe një bandë e siguruar nga Xhandarmëria Kombëtare luanin ndërsa avionët fluturonin sipër.

Dy liderët vendosën një kurorë lulesh dhe mbajtën një minutë heshtje në “Varrin e Ushtarit të Panjohur” që ndodhet nën monumentin kombëtar në qendër të kryeqytetit francez.

Më pas, ata do të shkojnë në Pallatin Élysée, të shoqëruar nga kalorësia franceze, për bisedime dypalëshe.

Në mbrëmje është planifikuar një banket shtetëror. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami i PL, Meta: Mbështetje fermerit me pagesë 200 euro për çdo kokë lopë
Artikulli tjetërSilvinjo publikon listën e Kombëtares për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”