Ballina Flash

“Beautiful Albania”, Rama ndan pamje nga Parku i Drilonit

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, pasditen e të shtunës ndau në rrjetet sociale pamje nga Parku i Drilonit, ku mjellmat me elegancën e tyre i shtojnë bukurinë këtij poli të rëndësishëm ekoturistik të zonës së Pogradecit.

Rama, në kuadër të rubrikës “Beatiful Albania”, i cilëson mjellmat si “të bukurat e Drilonit”.

Parku i Drilonit, një nga mrekullitë natyrore të vendit tonë, ndodhet 5 km në lindje të Pogradecit, fare pranë fshatit turistik të Tushemishtit. Parku i Drilonit, që shtrihet në zonën e Tushemishtit, Pogradec është një atraksion i rëndësishëm turisitkë për juglindjen e vendit.

Ndërkohë që vetë zona Drilon-Tushemisht është një hapësirë gjeografike ku ndërthuren me shumë hijeshi disa nga perlat e natyrës shqiptare si: burimet e Drilonit, liqeni i Ohrit, shtëpitë karakteristike të zonës, rrugë të ngushta kalimi dhe peizazhe piktoreske, të cilat krijojnë një oaz të mrekullueshëm me mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit në zonë.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Reagimi në kohë, rrit besimin e publikut tek Policia e Shtetit
Artikulli tjetërPARIS – Biden: E gjithë Evropa kërcënohet nga Rusia