Ballina Bota

SPANJË – Mbi 500 migrantë shpëtohen në brigjet e ishujve Kanarie

MADRID, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Qindra migrantë në ankth në ishujt Kanarie u shpëtuan brenda disa orësh, deklaruan shërbimet e urgjencës spanjolle.

Shoqëria e Sigurisë Detare dhe e Shpëtimit tha se ekipet punuan gjatë natës për t’u kujdesur për gjithsej 516 migrantë që udhëtonin me pesë varka, me fëmijë të vegjël dhe foshnja në mesin e pasagjerëve.

Ata vinin kryesisht nga vendet e Afrikës subsahariane.

Njerëzit, disa në gjendje kritike, u dërguan në ishujt e Atlantikut të Tenerifes, Gran Canarias dhe El Hierros.

Pasagjerët u thanë shpëtimtarëve se ”10 deri në 12 vdiqën në njërën nga varkat gjatë kalimit, ndërsa trupat e tyre u hodhën në det”.

Media lokale spanjolle, përfshirë gazetën ”La Provincia”, raportuan se një grua lindi ndërsa ishte në varkë.

Krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur një rritje të numrit të anijeve me refugjatë që mbërrijnë në ishujt Kanarie të Spanjës, rreth 100 kilometra larg bregut veriperëndimor të Afrikës./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendrat Shëndetësore Verore, Brataj: Angazhim dhe koordinim i disa institucioneve
Artikulli tjetërInvestimet në infrastrukturë, Balluku: Shqipëria, pjesë e rrjeteve europiane të transportit hekurudhor