Ballina Aktualitet

Hasani me delegacionin e grave afgane: Lobim për nisma të përbashkëta kundër diskriminimit

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Shqipëria mbetet e shqetësuar për diskriminimin sistematik, me të cilin përballen gratë dhe vajzat afgane.

Ministri për Evropën dhe Punet e jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim me një delegacion grash dhe vajzash afgane, të kryesuar nga Fawzia Koofi, ish-zëvendëskryetare e parë e parlamentit të Afganistanit.

Në takim u ra dakord për të koordinuar dhe lobuar për nisma të përbashkëta, duke përdorur platforma ku Shqipëria është anëtare aktive, si Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe Rrjeti Feminist i Politikës së Jashtme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet në ligjin “Për gjendjen civile”, Balla: Në ndihmë të bashkatdhetarëve jashtë territorit
Artikulli tjetërManja: Shqipëria me qeveri legjitime, opozitën e presim në zgjedhjet e 2025-ës