Ballina Flash

Rama: “National Geographic France” zbulon përvojat e jashtëzakonshme në Vjosë

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Parku Kombëtar i Vjosës, lumi i fundit të egër në Evropë, gjithnjë e më shumë po zë vend në shkrimet dhe reportazhet e publikuara në mediet e huaja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e publikuar nga National Geographic France.

“National Geographic France zbulon përvojat e jashtëzakonshme në Parkun Kombëtar të të fundit lumë të egër në Evropë, Vjosa, nga lundrimi me kajak, tek burimet termale të Bënjës aty pranë, nëpër soditjen e peizazheve piktoreske që karakterizohen nga biodiversiteti i larmishëm dhe bollëku i prodhimeve, të cilët mund të shijohen në bujtinat dhe shtëpitë e vendasve të servirura me shijen e mirë të mikpritjes”, theksoi Rama.

Në 13 mars 2023 lumi i Vjosës, i fundit i egër në Europë, u shpall nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri në 2022 thjesht “park natyror”.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJava e Kulturës Italiane, nis edicioni i tetë i “Albania International Guitar Festival”
Artikulli tjetërNJU JORK – OKB mbështet marrëveshjen Izrael-Hamas të propozuar nga SHBA-ja