Ballina Bota

BM – Spitalet e Londrës përfshihen nga një sulm i rëndë kibernetik

LONDËR, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Spitalet kryesore në Londër kanë deklaruar incidente kritike, pas një sulmi kibernetik që çoi në anulimin e operacioneve dhe humbjen e transfuzioneve të gjakut.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në spitalin ”King’s College”, ”Guy’s dhe St Thomas”- përfshirë ”Royal Brompton” dhe ”Evelina London’s Hospital” – dhe shërbimet e kujdesit parësor në kryeqytet thonë se janë goditur nga një incident i rëndë kibernetik”.

Autoritetet thonë se incidenti kritik ka pasur një ndikim të fortë në ofrimin e shërbimeve, me ndikim të veçantë në transfuzionet e gjakut.

Disa procedura dhe operacione janë anuluar ose janë ridrejtuar te ofruesit e tjerë të NHS pasi drejtuesit e spitaleve vazhdojnë të përcaktojnë se çfarë pune mund të kryhet në mënyrë të sigurt.

Zyrtarët e NHS thanë se po punojnë me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për të kuptuar ndikimin e sulmit kibernetik të ransomware./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshja për migracionin, Meloni vizitë nesër në Gjadër, konferencë shtypi me Ramën
Artikulli tjetërSOFT NEWS – I shpëtoi mbytjes pasi qëndroi dy ditë e gjysmë mbi një… pemë!