TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Ditën e sotme, u zhvillua mbledhja e parë e Grupit Vullnetar “Për Dialogun Qytetar për Sigurinë”.
Anëtarët e këtij grupi janë Antoneta Dhima, Arkend Balla, Asllan Dogjani, Bardhyl Kollçaku, Desantila Tahiraj, Denis Deliu, Dhurata Cupi, Eduard Ndreca, Erisa Xhixho, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferraj, Ilir Metaj, Ina Zhupa, Klvis Xhoxhi, Nasip Naco, Ornaldo Rakipi, Saimir Hasalla dhe Saimir Korreshi.
Të pranishëm në mbledhjen e sotme ishin edhe përfaqësues nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (Center for the Study of Democracy and Governance).
Sipas rendit të ditës, anëtarët vendosën zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së grupit, ku Denis Deliu u zgjodh kryetar, ndërsa Ina Zhupa zëvendëskryetare.
Në kryesinë e Grupit, u zgjodhën Saimir Hasalla, Antoneta Dhima, Dhurata Çupi dhe Asllan Dogjani.
Më tej, u miratua me konsensus, rregullorja për organizimin dhe fushën e veprimit të punës së këtij Grupi.
/r.e/























