Ballina Bota

SHBA – Biden njofton planin për armëpushim në Gazë

UASHINGTON, 31 maj /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Joe Biden ka paraqitur një propozim të ri për armëpushim nga Izraeli ndërsa bëri thirrje për një marrëveshje për të ndaluar luftën në Gazë.

“Ne nuk mund ta humbim këtë moment”, tha sot Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët, Izraeli paraqiti një plan që parashikonte tre faza të shmangies së përshkallëzimit – duke përfshirë tërheqjen e Izraelit nga Gaza – i cili iu dërgua grupit islamik palestinez Hamas.

“Është një udhërrëfyes për një armëpushim të qëndrueshëm dhe lirimin e të gjithë pengjeve”, shtoi Biden.

“Ndihma për Gazën gjithashtu do të rritet dhe pengjet do të dërgohen në shtëpi sipas marrëveshjes”, shtoi presidenti amerikan.

“Nëse Hamasi vërtet dëshiron një armëpushim, ai mund ta vërtetojë këtë duke rënë dakord për marrëveshjen”, tha Biden.

Megjithatë, ai sugjeroi gjithashtu se Hamasi nuk do të ishte në pushtet pas zbatimit të ndonjë marrëveshjeje.

“Pas disa muajsh lufte, Hamasi nuk është më në gjendje të kryejë një masakër terroriste si ajo në shtetin hebre më 7 tetor”, tha Biden.

“Unë e di se ka nga ata në Izrael që nuk do të pajtohen me këtë plan dhe do të bëjnë thirrje që lufta të vazhdojë pafundësisht”, shtoi ai.

“Disa janë edhe në koalicionin qeverisës, dhe ata e kanë bërë të qartë se duan të pushtojnë Gazën… Unë i bëj thirrje udhëheqjes në Izrael të mbështesë marrëveshjen”, tha presidenti Biden. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi hap dyert për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Artikulli tjetër1 qershori ditë pa makina në kryeqytet, aktivitete për fëmijët