Ballina Flash

Mazniku: Projektligj i ri për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta do të jetë objekt i një projektligji të ri, që synon të rrisë përfshirjen e interesave të përbashkëta të qytetarëve  dhe angazhimin e tyre për mirëmbajtjen dhe investime në dobi të komunitetit.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në takimin me aktorë të linjës bëri të ditur “dakordësimin e dokumentit politik që do të jetë baza e hartimit të projektligjit të ri të bashkëpronësisë”.

Mazniku tha se, synimi është të rrisim përkujdesjen për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta dhe objekteve që na përkasin të gjithëve, për të rritur cilësinë dhe sigurinë e jetesës në komunitet.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi i Mitrovicës së Veriut ka mbështetur sërish hapjen e urës së Ibrit
Artikulli tjetërFOKUS – OBSH: Të alarmuar nga numri i lartë i rasteve të etheve tropikale