Ballina Flash

Kuvendi i Mitrovicës së Veriut ka mbështetur sërish hapjen e urës së Ibrit

PRISHTINË, 31 maj /ATSH/ Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore ka mbështetur në seancën e sotme vendimin për hapjen e urës së Ibrit edhe për qarkullimin e automjeteve, i cili ishte marrë në prill të vitit të kaluar.

Kjo iniciativë ishte nisur nga këshilltarja e këtij Kuvendi e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Doli.

Gjatë kësaj seance, Betim Osmani, propozoi edhe shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Nexhat Uglanin, me arsyetimin se nuk ka punuar sa duhet dhe nuk ka qenë bashkëpunues me të tjerët, por që ky propozim u kundërshtua me 13 vota nga gjithsej 14 këshilltarë sa ka ky Kuvend.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK konfirmon në detyrë ndihmësen ligjore Enida Lamçe
Artikulli tjetërMazniku: Projektligj i ri për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta