KAJRO, 31 maj /ATSH-DPA/ – Egjipti ka mohuar se ka rënë dakord me Izraelin për të rihapur pikën jetike kufitare Rafah me Rripin e Gazës, raportoi një kanal televiziv egjiptian.
Në fillim të këtij muaji, Izraeli mori nën kontroll anën e Gazës të kalimit Rafah me Egjiptin, në një operacion që bllokoi dërgesat e ndihmave përmes objektit në brezin bregdetar me popullsi të dendur.
Duke cituar një burim të lartë, televizioni shtetëror i Egjiptit, ”Al-Qahera News”, tha se ”nuk kishte asnjë të vërtetë në raportet e mediave në lidhje me një marrëveshje egjiptiano-izraelite për rihapjen e kalimit”.
“Egjipti këmbëngul në tërheqjen totale të Izraelit nga kalimi si kusht për rifillimin e punës së tij”, theksoi burimi.
Pas mbylljes së kalimit, Egjipti tregoi se nuk do të koordinonte dërgesat e ndihmave përmes Rafah derisa forcat izraelite të tërhiqeshin.
Egjipti ishte vendi i parë arab që nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin në vitin 1979.
Por fushata e vazhdueshme ushtarake në Gaza ka ndezur ndjenjën anti izraelite në kombin më të populluar të botës arabe dhe me sa duket ka vënë në provë lidhjet e tyre të vjetra disa dekadash./ /os/























