Ballina Bota

FOKUS – Spanja: Izraeli t’i bindet vendimit të ICJ-së për Rafahun

MADRID, 26 maj /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares kërkoi që Izraeli t’i bindet një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të operacioneve të tij ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Duke shkruar në platformën e medias sociale X, Albares tha se vendimi i GJND-së ishte “i detyrueshëm” dhe kërkoi “një armëpushim, lirimin e pengjeve dhe akses humanitar”.

“Vuajtjet e njerëzve në Rripin e Gazës dhe dhuna duhet të marrin fund”, shtoi ai.

Spanja ka qenë një nga kritikët më të ashpër në Evropë të veprimeve të Izraelit në Gaza.

Madridi pezulloi të gjitha eksportet e armëve në Izrael menjëherë pasi Izraeli filloi reagimin e tij ushtarak ndaj sulmeve të 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamas.

Në fillim të kësaj jave, Spanja, së bashku me Norvegjinë dhe Irlandën, thanë se do të njihte Palestinën si shtet./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Pajisja me dokumentacion për mjetet lundruese, domosdoshmëri për sezon të sigurt
Artikulli tjetërEgnatia shpallet kampione e Shqipërisë për herë të parë