Ballina Aktualitet

Cameron mbërrin në Shqipëri, pritet në Rinas nga Hasani

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Sekretari i Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin, Lord David Cameron mbërriti sot në Shqipëri.

Ai u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin,  Lord David Cameron”, u shpreh Hasani në platformën X.

“Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, nënvizoi Hasani.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2 shtetas shqiptarë në Belgjikë dhe Dubai
Artikulli tjetërAmbasadori Michel Tarran, kryetar i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri