Ballina Flash

Projekti me BB në 8 bashki, Kumbaro: Fund problemit të ndotjes së lumit të Vjosës

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, priti në takim Sameh Naguib Wahba, drejtori rajonal për zhvillimin e qëndrueshëm në Bankën Botërore.

Në qendër të takimit ishte projekti i rëndësishëm që tashmë ka nisur, Care4BlueSea (Për dete të pastra), projekt i cili do të trajtojë ujërat e ndotura në lumin e Vjosës.

Falë investimit prej 80 milionë dollarë në bashkëpunim me Bankën Botërore, në tetë bashki përgjatë Parkut Kombëtar të Vjosës do të kryhen investime të rëndësishme infrastrukturore që do t’i japin fund problemit të ndotjes së lumit të Vjosës.

Vjosa është lumi i fundit të egër në Europë dhe ky projekt me Bankën Botërore ka si qëllim mbrojtjen e biodiversitetit, duke shtuar mundësitë për ekoturizëm.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Të paktën 27 të vdekur pas sulmit ajror izraelit në Gazën qendrore
Artikulli tjetërVeliaj: Transformuam 101 kopshte e çerdhe në 8 vite