Ballina Ekonomi

Eksportet e mallrave rritje me 1.8 % në prill

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Eksportet e mallrave në muajin prill arritën 35 miliardë lekë, duke shënuar rritje me 1.8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 3.9 %, në krahasim me marsin 2024.

Sipas raportit për tregtinë e jashtme publikuar nga INSTAT, edhe importet e mallrave shënuan rritje përgjatë muajit prill.

Importet, thotë INSTAT, arritën vlerën 75 miliardë lekë, duke u rritur me 0.6 %, në krahasim me një vit më parë dhe po aq, në krahasim me marsin 2024.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 41 miliardë lekë, duke u ulur me 0.3 %, krahasuar me prillin e 2023-shit dhe me 2 %, në krahasim me marsin 2024.

Gjatë muajit prill, në rritjen e eksporteve prej 1.8 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4.6 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” me 1.3 pikë përqindje dhe “produkte kimike dhe plastike” me 0.5 pikë përqindje.

Negativisht kanë ndikuar grupet “tekstile dhe këpucë” me 3.1 pikë
përqindje, dhe “materiale ndërtimi dhe metale” me 0.6 pikë përqindje.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE shpreh ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
Artikulli tjetërLajçak i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel