Ballina Flash

F1 – Italia stacioni i radhës

IMOLA, 17 maj /ATSH-AA/ – Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë nën organizimin e Italisë me Çmimin e Madh Emilia-Romagna e cila është gara e shtatë e sezonit, raporton Anadolu.

Gara me 63 xhiro do të zhvillohet në pistën Enzo dhe Dino Ferrari me një gjatësi prej 4.909 metra që ndodhet në qytetin Imola të Italisë. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 16:00 ndërsa gara të dielën më 19 maj në orën 15:00.

Deri më tani piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen ka fituar 4 gara ndërsa piloti spanjoll nga ekipi i Ferrarit, Carlos Sainz dhe piloti Lando Norris nga McLaren kanë nga një fitore.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 136 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 103

3. Charles Leclerc (Monako): 98

4. Lando Norris (Britani e Madhe): 83

5. Carlos Sainz (Spanjë): 83

– Ekipet

1. Red Bull: 239

2. Ferrari: 187

3. McLaren: 124

4. Mercedes: 64

5. Aston Martin: 42   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoncesioni i sterilizimit, PS kërkon shtrirje të hetimit që nga 2009-a
Artikulli tjetërManastirliu: Ridimensionim i ofertës akademike dhe afrimi i saj me tregun e punës