Ballina Aktualitet

66-vjetori i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Peleshi: Modernizim për sfidat e të ardhmes

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në 66-vjetorin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Peleshi shprehu mirënjohje për të gjithë kursantët, pedagogët dhe personelin për kontributin e tyre të vyer ndër vite.

“Kolegji vazhdon të modernizohet dhe të përgatitë lidershipin ushtarak dhe civil për sfidat e së ardhmes, duke u shndërruar në një kontribues të rëndësishëm rajonal dhe ndërkombëtar”, theksoi ministri Peleshi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – 46 vende evropiane miratojnë traktatin e IA
Artikulli tjetërTEL AVIV – Netanyahu: Sulmi në Rafah do të zgjidhë shumë çështje