Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/5/2024

TERRITORET PALESTINEZE – Palestinezët shënojnë 75-vjetorin e Nakbes, “katastrofës” që për ta ishte krijimi i Izraelit.

BELINZON (Zvicër) – Verdikti në gjyqin e ish-ministrit të Brendshëm të Gambias, Ousman Sonko, për krime kundër njerëzimit.

PARIS (Francë) – Kinema – Publikimi i “The Palace” nga Roman Polanski.

BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioni Evropian publikon parashikimet e tij më të fundit ekonomike për 2024 dhe 2025.

KANË (Francë) – Festivali i Filmit në Kanë – Java e Kritikëve.

PARIS (Francë) – Blerjet e vreshtave Bordeaux – Diskutime për bosin e grupit kinez ”Haichang” të gjykuar për pastrim parash.

PARIS (Francë) – Sulmet kimike në 2013 në Siri – Seancë dëgjimore për vlefshmërinë e urdhrit të arrestit francez që synon Bashar al-Asad.

BERLIN (Gjermani) – Kancelari Olaf Scholz pret presidenten zvicerane Viola Amherd.

UASHINGTON – Pritje nga Joe dhe Jill Biden për nder të gjeneralëve dhe admiralëve.

OKB – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Bosnjen.

ROMË (Itali) – Futboll – Kupa e Italisë, Finalja Atalanta-Juventus./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 15 maj 2024
Artikulli tjetërSot mbahet takimi i radhës për dinarin