Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 15 maj 2024

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellimesh. Vranësirat që në orët e para të ditës kryesisht në veri do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Nga orët e mesditës reshjet lokalizohen në relievet malore të vendit në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Nga orët e pasdites reshjet humbasin territor dhe pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin. Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/24 Re shi diell
Kukës 8/23 Re shi diell
Lezhë 14/24 Re shi diell
Dibër 7/20 Re shi diell
Durrës 16/28 Diell re
Tiranë 18/26 Diell re shi
Elbasan 16/28 Diell re shi
Berat 15/27 Diell re shi
Vlorë 16/28 Diell re
Korçë 7/20 Diell re shi
Gjirokastër 13/25 Diell re
Sarandë 17/26 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Blinken: Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/5/2024