Ballina Flash

Kumbaro: Pas shumë kohësh rrëqebulli i Ballkanit dokumentohet në Shebenik

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Rrëqebulli (Lynx lynx balcanicus), pas shumë kohësh është filmuar në Parkun Kombëtar Shebenik.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila thekson se rrëqebulli u filmua nga stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan.

“Pamjet e bukura që na dhurojnë kamerat kurth të zonave të mbrojtura. Pas shumë kohësh, Rrëqebulli i Ballkanit vjen i dokumentuar kaq bukur në Parkun Kombëtar Shebenik, të cilat monitorohen nga stafi i AdZM Elbasan dhe organizata AlbNatyra”, tha Kumbaro.

Rrëqebulli i Ballkanit është grabitqari i tretë më i madh në Evropë, rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri, pas ariut të murrmë dhe ujkut. Ai kërcënohet kryesisht nga gjuetia e paligjshme, prerja e pyjeve dhe degradimi, si dhe mungesa e gjahut.
Rrëqebulli banon në zonat pyjore në pjesën më të madhe të shtrirjes së tij. Ky nënlloj është i shtrirë në disa shtete të Gadishullit të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEgnatia fiton Kupën e Shqipërisë, mposht Kukësin 1-0
Artikulli tjetërDenaj zgjidhet zv/kryetare e Konferencës së 34-t Rajonale të FAO-s