Ballina Aktualitet

Rama: Videokartolinë kuqezi nga Athina

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës, me takimin madhështor që pati dje në Stadiumin “Galatsi” në Athinë me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në Greqi.

Rama nisi sot javën me një videokartolinë kuqezi nga Athina, nga turi i parë i takimeve me diasporën shqiptare.

Kryeministri Rama u prit të dielën e 12 majit nga mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.

Stadiumi “Galatsi” i Athinës u vesh dhe jehoi kuqezi nga bashkatdhetarët të cilët ishin bashkuar për të mirëpritur kreun e qeverisë shqiptare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Moin.de”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin evropian me plazhe magjepsëse dhe ujëra bruz
Artikulli tjetërMOSKË – Putin shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu