Ballina Flash

Superliga, Skënderbeu në “Final Four”

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Skënderbeu do të jetë skuadra e katërt pas Partizanit, Egantias dhe Vllaznisë, që do t’i bashkohet “Final Four”.

Skuadra korçare ka fituar në Shkodër përballë Vllaznisë në javën e 36-të dhe të fundit të Superligës shqiptare të futbollit me rezultatin 5-1. Ndeshja e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës nuk pati histori, me ujqërit e dëborës që bindën në lojë dhe rezultat. Kjo fitore e Skënderbeut e bën të pavlerë fitoren e Tiranës ndaj Egnatias së vendit të parë me rezultatin 3-0 në Rrogozhinë. Bardheblutë e mbyllin kampionatin në vendin e pestë.

Fitore ka arritur dhe Partizani ndaj Kukësit me rezultatin 4-0, duke arritur në vendin e parë të klasifikimit Egnatian, ndërsa Dinamo City është mundur 1-0 ndaj Teutës, duke humbur dy pozicione në klasifikim dhe duke e mbyllur kampionatin në vendin e 7-të

Tashmë titulli kampion do të luhet mes katër skuadrave të para në klasifikim; Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Të hënën do të hidhet shorti pranë FSHF mbi Final Four.

Superliga mbylli këtë të shtunë siparin e sezonit të rregullt. Kukësi dhe Erzeni do të luajnë sezonin e tjetër në kategorinë e parë, Laçi do të luajë mbijetesën në Superligë në “Play Out”, ndërsa katër skuadrat e para të klasifikuara, do të luajnë  në “Final Four” për trofeun e kampionit të Shqipërisë. Fituesi i titullit kampion merr pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm, teksa tre skuadrat e tjera, do të marrin pjesë në Conference League.

/a.f/

Klasifikimi final

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – ”Protothema”: Masa drakoniane sigurie për vizitën e Ramës në Athinë
Artikulli tjetërRUSI – Putin miraton qeverinë e re, ministritë mbeten të njëjta