Ballina Aktualitet

Rama voton për delegatët e rinj të Kongresit të PS-së

TIRANË, 11 maj/ATSH/- Partia Socialiste po zhvillon procesin për zgjedhjet e 950 delegatëve të rinj të Kongresit të kësaj force politike të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama ka marrë sot pjesë në votimin për delegatët e Kongresit të ri të Partisë Socialiste në njësinë administrative Dajt.

95 mijë anëtarë aktivë të kësaj force politike janë thirrur që të marrin pjesë në këtë proces për rienergjizimin e Partisë Socialiste.

Rama publikoi në rrjetet sociale foto nga votimet e djeshme për delegatët e Kongresit të ri të Partisë Socialiste në 369 vendvotime.

“Vijojnë edhe sot gjatë gjithë ditës për të garantuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë në ripërtëritjen e forumit më të lartë të familjes sonë të madhe politike”, shprehet Kreu i PS-së.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar një ditë më parë se ky proces është në funksion të fitores së mandatit të tyre të katërt në zgjedhjet e 2025-ës.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH: Forcimi i lekut nga rekordi i të ardhurave në turizëm
Artikulli tjetërVeliaj pas votimit për delegatët e Kongresit: PS, e vetmja forcë që di të bëjë shtet