Ballina Aktualitet

Kuvend, miratohen 3 projektligjet në rendin e ditës

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Kuvendi miratoi sot 3 pr/ligjet që ishin në rendin e ditës të seancës plenare.

Kështu, Kuvendi miratoi sot me 77 vota pro ratifikimin marrëveshjen e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës””.

Më pas u miratua me 93 vota pro ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat””.

Gjithashtu sot u miratua me 93 vota pro edhe ratifikimi i Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakESTONI – Një qytet vendos posterin e Putinit, të titulluar ”kriminel lufte”, përballë kufirit rus
Artikulli tjetërDenaj: Investimi në Cërrik, eliminon përmbytjen në 280 ha tokë bujqësore