Ballina Flash

Parashikimi i motit, 7 maj 2024

TIRANË, 7 maj/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente. Parashikohet mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit.

Era do të fryjë  me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/29 Diell
Kukës 10/28 Diell
Lezhë 12/28 Diell
Dibër 9/26 Diell
Durrës 14/28 Diell
Tiranë 16/29 Diell
Elbasan 13/30 Diell
Berat 12/28 Diell
Vlorë 14/28 Diell
Korçë 9/24 Diell
Gjirokastër 8/28 Diell
Sarandë 12/27 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria turistike, Rama ndan foto nga Lungomare
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/5/2024