Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/5/2024

KATOVICË (Poloni) – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri polak, Donald Tusk, marrin pjesë në Kongresin Ekonomik Evropian.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Zhvillimit Ndërkombëtar të BE-së.

BERLIN (Gjermani) – Kancelari Olaf Scholz takohet me presidentin e Bosnje-Hercegovinës Denis Beçiroviç.

INDI – Faza e tretë e zgjedhjeve legjislative.

MOSKË (Rusi) – Betimi i Vladimir Putinit për një mandat të pestë presidencial.

VJENË (Austri) – 200 vjetori i Simfonisë IX të kompozitorit Ludwig van Beethoven.

CAPE CANAVERAL (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – NASA dhe Boeing nisin fluturimin e parë me ekuipazh të anijes ”Starliner”.

CUPERTINO (SHBA) – ”Apple” shpall modelet e reja të iPad.

UASHINGTON – Presidenti Joe Biden merr pjesë në ceremoninë vjetore të Ditëve të Përkujtimit të të Mbijetuarve të Holokaustit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 7 maj 2024
Artikulli tjetër“National Geographic”: Riviera Shqiptare – zbuloni destinacionin magjepsës të Ballkanit