TIRANË, 5 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan: “Gëzuar Pashkët Ortodokse”.
Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën, ditën më të rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.
Në mbarë vendin besimtarët kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e Pashkës.
Besimtarët ortodoksë kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.























