Ballina Aktualitet

Rama: Kujtim nga një ditë e shënuar

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” të Tiranën për kreun e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

“Kujtim nga një ditë e shënuar, me familjen e Qytetarit të Nderit të Tiranës, Ali Ahmeti”, shkroi Rama në rrjetet sociale teksa ndau një foto me familjen e Ali Ahmetit.

Bashkia e Tiranës nderoi sot në një ceremoni të posaçme kreun e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, të cilit i dha titullin “Qytetar Nderi”, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij ndaj bashkësisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Të pranishëm në këtë ceremoni nderimi ishin Kryeministri Edi Rama, ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe personalitete të tjera të rëndësishme shqiptare.

Ali Ahmeti u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” me propozim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rritjen e marrëdhënieve politike, shoqërore dhe ekonomike midis komunitetit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me qytetarët e Tiranës, dhe forcimin e lidhjes mes komuniteteve për të ndërtuar një klimë të përbashkët të bashkëpunimit dhe respektit ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: SPAK po vendos standardin e luftës kundër pandëshkueshmërisë
Artikulli tjetërHEC-i i Vaut të Dejës i modernizuar me mbështetjen e Gjermanisë, Bergner në digat e Kaskadës së Drinit