Ballina Aktualitet

Kuvendi miraton 4 pr/ligjet e rendit të ditës

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kuvendi miratoi sot 4 pr/ligje që ishin në rendin e ditës të seancës së sotme plenare.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”.

Sot u miratua me 75 vota pro edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 98 vota pro  edhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës”.

Gjithashtu sot Kuvendi miratoi me 98 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro Dekretin nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”. Kuvendi miratoi edhe propozimet që Komisioni përgjegjës ka paraqitur në raport.

Kuvendi votoi edhe për zgjedhjen e Petrit Ahmeti si kryetari i bordit të Entit Rregullator të Energjisë

Kuvendi gjithashtu zgjodhi me 74 vota pro Maksim Shulin si anëtar i bordit të Entit Rregullator të Energjisë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – NATO: Veprimet hibride të Rusisë, kërcënim për sigurinë e aleatëve
Artikulli tjetërKANË – Meryl Streep do të nderohet me çmimin “Palma e Artë”