Ballina Aktualitet

Përfundon projekti “Ishujt” në Greqi, Hasani: U ofruan 900 shërbime konsullore

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Në Greqi përfundoi edhe për këtë vit projekti “Ishujt”, përmes të cilit u është ardhur në ndihmë me shërbime konsullore qytetarëve shqiptarë në jetojnë e punojnë në ishujt grekë të Egjeut, Kretë e Rodos.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur se 900 shërbime konsullore iu ofruan qytetarëve, gjatë muajve mars – prill, në bashkëpunim me autoritetet lokale greke, duke reduktuar kostot dhe distancat e largëta.

Hasani theksoi se “ky është i katërti vit radhazi i zbatimit të projektit ‘Ishujt’, për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për bashkatdhetarët tanë”.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat konsullore, për t’u ardhur në ndihmë dhe sa më pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen”, u shpreh ministri.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Pse kanë rëndësi zgjedhjet evropiane dhe si funksionojnë ato?
Artikulli tjetërRikthehet baleti shqiptar “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”