Ballina Flash

Dalin në shitje biletat për derbin Tirana-Partizani

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Klubi i Tiranës njofton se ka nxjerr në shitje biletat për sfidën derbi mes bardhebluve dhe Partizanit, që do të luhet të dielën në ora 19:00 në “Air Albania Stadium”.

Sportdashësit mund të sigurojnë biletat për super-sfidën e javë së 33-të të Superligës shqiptare të futbollit, online ose fizikisht në stadiumin “Selman Stermasi”

“Të dielën rikthehemi në fushë për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”, ku do të përballemi me Partizanin në stadiumin “Air Albania”. Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e sotme kanë dalë në shitje biletat e sfidës”, bën të ditur përmes një komunikatë zyrtare klubi bardheblu.

“Biletat mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe online në “t-ticket.al”. Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”, ku do të bëhet një njoftim i dytë në momentin që nis shitja”, përfundon njoftimi i klubit të Tiranës.

Partizani ndodhet në vendin e tretë në klasifikim me 51 pikë të grumbulluara, teksa Tirana ndodhet në vendin e katërt me 46 pikë, po aq sa edhe Dinamo City. Të kuqtë vijnë në këtë sfidë pas fitores me Dinamo City, teksa Tirana vjen në derbi pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë përballë Kukësit. Bardheblutë dhe Partizani kanë objektiv të përbashkët pjesëmarrjen në “Final Four”, si rruga për të tentuar titullin kampion të Shqipërisë.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPo ndërtonin 4 “beach-bar” pa leje në Gjipe, 1 në pranga e 3 në kërkim
Artikulli tjetërSeferi: Zbatim i rekomandimeve të BE-së për mbrojtjen sociale