Ballina Bota

Autoriteti Italian i Konkurrencës gjobit “Amazon” me 10,7 milionë dollarë

ROMË, 24 prill /ATSH-DPA/- Autoriteti Antitrust i Italisë ka vendosur një gjobë prej 10 milionë eurosh (10,7 milionë dollarë) ndaj gjigantit amerikan të shitjes me pakicë “Amazon” i dyshuar për praktika të padrejta biznesi, ndërsa kompania ka njoftuar se do të apelojë gjobën.

“Në faqen italiane të “Amazon”, opsioni i blerjes për shumë produkte ishte vendosur automatikisht në “i rregullt” në vend të “një herë”. Kjo kufizon ndjeshëm zgjedhjen e konsumatorit”, tha sot Autoriteti Italian i Konkurrencës në Romë.

Në çdo rast, një gjobë prej 10 milionë eurosh nuk ka gjasa të ketë shumë rëndësi për kompaninë amerikane, pasi gjigandi i shitjes me pakicë postoi më shumë se 10 milionë euro fitim vetëm në tremujorin e katërt të 2023.

Dy degët e gjobitura të kompanisë përfshjnë, “Amazon Services Europe”, me qendër në Luksemburg dhe “Amazon EU”. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak21 pagesa elektronike për frymë për vitin 2023
Artikulli tjetërWisner: Shqipëria, angazhim për të përmbushur detyrimet e NATO-s