Ballina Aktualitet

PS propozon anëtarët për Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Partia Socialiste ka depozituar sot emrat e anëtarëve të propozuar nga mazhoranca për të qenë pjesë e Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit.

Sipas njoftimit për mediet, Partia Socialiste ka zgjedhur si kryetar të komisionit deputetin Erion Braçe, ndërkohë antarë të komisionit nga radhët e mazhorancës do të jenë deputetët: Bledi Çuçi; Mimi Kodheli; Pandeli Majko; Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar i propozuar nga PS për dezinformim do të mbikëqyrë të gjitha veprimet institucionale në luftën kundër ndikimit të huaj për të dëmtuar demokracinë në vend. Ky është thelbi i kërkesës së socialistëve drejtuar Kuvendit për komisionin i cili do të bëjë analizë për transparencën e financimeve në fushata zgjedhore.

Diplomati amerikan David Wisner gjatë një interviste të dhënë për Zërin e Amerikës, teksa komentoi miratimin e ngritjes së komisionit për dezinformimin, tha se dezinformimi është një sfidë e vërtetë në SHBA dhe se kundër kësaj aleatët e NATO-s duhet të punojnë së bashku.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani para takimit të Këshillit të Sigurimit: Do të përsërisim kërkesën për drejtësi
Artikulli tjetërNxënësit e shkollës “Andrea Stefani” i bashkohen mbjelljeve, Veliaj: Parqe të reja në kryeqytet