Ballina Aktualitet

Shqipëria ka rritur goditjen në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Shqipëria raporton rritje të goditjes dhe koordinim më të shpejtë dhe efektiv, në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, mori pjesë në Konferencën e OSBE-së, që u zhvillua në Vjenë, Austri, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku u ridimensionua metoda e aksionit kundër këtij fenomeni.

Në këtë takim të rëndësishëm, fokus të veçantë mori tema për mbrojtjen e të miturit dhe sidomos mbrojtja e tyre në pjesën online.

Me praninë mbi 800 ekspertëve nga qeveritë e vendeve anëtare të OSBE, shoqëria civile, biznesi dhe akademia u ra dakord për një trajektore më agresive lidhur me luftën ndaj fenomenit.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMalësi e Madhe, panairi “Art dhe Zeje 2024″, mundësi për talentet e reja
Artikulli tjetërJava e 32-të e Superligës, Egnatia fiton ndaj Laçit