Ballina Flash

Gonxhja: T’i kthejmë Cirkut lavdinë e dikurshme

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Blendi Gonxhja (@blendi.gonxhja)

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja,  tha sot se, “sfida jonë është për t’i kthyer Cirkut lavdinë dhe shkëlqimin e dikurshëm”.

Ministri Gonxhja, teksa ndau në rrjetet sociale momente nga shfaqja dhe performanca e parë e akrobatëve shqiptarë, tha se Cirku është një hapësirë ku shkëputesh nga realiteti, duke u bërë pjesë e një bote të imagjinatës pa kufij.

“Ky vit shënon 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar, i vetmi në Ballkan për llojin e tij, çka na sjell para një sfide të vështirë, për t’i kthyer Cirkut lavdinë dhe shkëlqimin e dikurshëm, në një hapësirë ku fëmijët dhe të rriturit mund të shkëputen nga realiteti dhe të bëhen pjesë e një bote të imagjinatës pa kufij”, shkroi Gonxhja.

Në Ditën Ndërkombëtare të Cirkut, Gonxhja shprehu mirënjohje për artistët e cirkut dhe emocionet magjike që kanë përcjellë përmes performacës tyre.

“Shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë artistët e mrekullueshëm, për çdo emocion dhe të qeshurat pafund që ata kanë dhuruar ndër vite, duke e bërë cirkun një nga format e artit më të dashura për të gjithë”, tha Gonxhja.

/a.f/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Londra: Rusia ka humbur 100 avionë luftarakë
Artikulli tjetër13 shtetas betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Çojmë vendin përpara