Ballina Bota

FOKUS – Pheniani teston raketa të reja kundërajrore

SEUL, 20 prill /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut tha sot se kishte testuar një raketë super të madhe dhe një raketë të re kundërajrore.

”Një test i fuqisë i një koke super të madhe të projektuar për raketën strategjike ‘Hwasal-1 Ra-3’ dhe një lëshim provë i raketës antiajrore ‘Pyoljji-1-2’ u zhvillua të premten”, njoftoi sot media shtetërore.

“Përmes nisjes testuese, u arrit një qëllim i caktuar”, raportoi KCNA.

Ajo shtoi se testet e së premtes ishin pjesë e aktiviteteve të rregullta ushtarake të Koresë së Veriut dhe nuk kishin “asnjë lidhje me situatën përreth”.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë një kokë bërthamore.

Testet e raketave të lundrimit nuk i nënshtrohen sanksioneve ndaj Phenianit.

Armët e tilla, megjithatë, mund të përdoren gjithashtu për të shpërndarë koka bërthamore.

Në sfondin e konfliktit mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, tensionet në Gadishullin Korean janë rritur ndjeshëm edhe një herë.

SHBA dhe Koreja e Jugut kanë rritur bashkëpunimin e tyre ushtarak, duke përfshirë manovra të përbashkëta, në përgjigje të testeve të shumta të raketave me aftësi bërthamore nga Pheniani./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuaji prill, thirrja ku çdo qytetar, biznes dhe donator mund t’i dhurojnë kryeqytetit pemë
Artikulli tjetërManastirliu: Investime të reja në 5 shkolla në Shkodër