TIRANË, 18 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga qyteti i një mbi një dritareve, Berati.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shpërndarë një video ku pasqyrohet “qyteti madhështor i Beratit”, i ndriçuar në orët e mbrëmjes në të gjitha anët e saj.
Berati gjithnjë e më shumë po kthehet në një destinacion për turistët huaj dhe vendas. Një ditë më parë ishte “Lonely Planet” që publikonte një artikull, ku Berati portretizohej si qyteti i turizmit të kulturës, historisë, fesë dhe aventurës.























