Ballina Flash

Pas bllokimit të kosovarëve reagon Von Cramon: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten

PRISHTINË, 17 prill /ATSH/ Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar sot pas bllokimit të kosovarëve në kufirin Serbi-Kroaci.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lërë personat me ID/pasaporta të Kosovës të kalojnë kufirin Batrovci, Serbi-Kroaci! Liria e lëvizjes së të gjithëve duhet të sigurohet pa asnjë diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Gjatë ditës është raportuar për bllokimin e 300 kosovarëve në kufi, ndërsa autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Shqipëria do të mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol
Artikulli tjetërDoganat: Koha e procesimit të deklaratave në kanalin e kuq, u ul me 82 minuta