Ballina Flash

Kumbaro në Athinë, takim me ministra të Greqisë

TIRANË, 17 prill /ATSH/  Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare “Oqeani ynë”, në Athinë zhvilloi takime me disa ministra të Greqisë.

Kumbaro pati takime me ministren e Turizmit, Olga Kefalogianni, ministrin e Mjedisit dhe Energjisë, Theodoros Skylakakis dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis.

“Konferenca e Athinës ishte një mundësi e mirë për t’u takuar me homologët ministra të Greqisë, siç ishin takimet shumë të ngrohta e të frytshme me ministren e Turizmit, Olga Kefalogianni, ministrin e Mjedisit dhe Energjisë, Theodoros Skylakakis dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis”, theksoi Kumabro në një postim në rrjetet sociale.

Kumbaro nënvizoi se, me promovimin, rezultatet në turizëm dhe vizionin e zhvillimit të qendrueshëm ku i jepet prioritet ekoturizmit, agroturizmit dhe turizmit të Zonave të Mbrojtura, Shqipëria vlerësohet si një model i mirë duke krijuar ura bashkëpunimi nën frymën e fqinjësisë së mirë./a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Konfirmohen 50 000 ushtarë rusë të vrarë në vijën e parë në Ukrainë
Artikulli tjetërBasha uron Plenkoviç për fitoren e zgjedhjeve në Kroaci