Ballina Flash

Rama: Vaqarri me qendër të re administrative, hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Në Vaqarr të Tiranës është drejt përfundimit qendra e re administrative.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo qendër, e cila pritet të hapet brenda pranverës.

“Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative, e cila do të operojë si një hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat, me salla komunitare, mjedise edukimi e argëtimi për fëmijët, si dhe me një zonë më vete për punonjësit e njësisë administrative”, tha Rama.

Falë investimeve të bashkisë, si në qendër ashtu edhe në periferi, shumë shpejt Vaqarri do të jetë si një lagje e Tiranës. /a.f/

 

 

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Scholz dhe Xi diskutojnë luftën në Ukrainë
Artikulli tjetërTë enjten mblidhet Kuvendi, interpelancë me Peleshin, diskutohen 4 projektligje