Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 16 prill

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët të pozicionuar mbi Gadishullin e Apenineve dhe masave ajrore të lagështa. Moti i kthjellët e me temperatura të larta pritet ti lërë vendin motit me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh dhe reshjeve të shiut.

Pas orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar në veri. Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri 10-12 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 23°C

në zonat e ulëta 8 deri 26°C

në zonat bregdetare 14 deri 26°C

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Dumani, mbrojtës i pandëshkueshmërisë së Ramës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/4/2024